Transmetuar më 07-02-2023, 13:06

Turqi- Tjetër mrekulli përtej dhimbjes së madhe në Turqi.

Një nënë 30-vjeçare dhe foshnja e saj 6-muajshe u shpëtuan 29 orë më vonë nga rrënojat e ndërtesës së shkatërruar në Hatay.

Ekipet e shpëtimit në rrethin Odabashi të provincës Hatay nxorrën të gjallë 30-vjeçaren Hülya Yilmaz dhe vajzën e saj gjashtë muajshe Ayse Vera Y?lmaz nga nën rrënojat e ndërtesës pas 29 orësh.

Të shpëtuarit janë shtruar në spital, ndërsa vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit.

Si Turqia ashtu edhe Siria po përballen me një katastrofë humanitare në rritje, ndërsa numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese vazhdon të rritet.