Transmetuar më 07-02-2023, 13:01

Vermosh- temperatura ekstreme disa gradë nën zero janë regjistruar sot në zonat e thella malore të Shqipërisë.

Temperaturat më të ulëta janë shënuar në Qafë Thore -21 gradë Celsius, në Vermosh -18 gradë Celsius dhe në Fierzë -9 gradë Celsius.

Autoritetet po punojnë për hapjen e rrugëve nga dëbora dhe bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes gjatë qarkullimit e të përdorin gomat e dimrit.

Sipas meteorologëve, i ftohti polar do vazhdojë edhe disa ditë.