Transmetuar më 07-02-2023, 10:56

TURQI- Anëtari i Akademisë së Shkencave për Tokën në Turqi Naci Görür, i cili më 3 shkurt u shpreh i shqetësuar për rajonin e Kahramanmaraşin pas një tërmeti 4,2 Rihter, tashmë ka ngritur shqetësimin për rajonin e Marmarasë.

Në një intervistë Görür u shpreh se ky qytet është i frikshëm dhe nuk ka siguri për më shumë se 400 mijë banorë. Sipas tij 75% e ndërtesa në Stamboll nuk do ta përballonin një tjetër tërmet.

“Më shumë se 400 mijë njerëz nuk kanë siguri për jetën. Mendoni se cilësia e ndërtesave është më e mirë se në Kahramanmaraş? Stambolli duhet të përgatitet për një tërmet. Ai nuk është i përgatitur. Është e nevojshme që ta bëjmë këtë sa më parë. Stambolli na tremb. Mundësia e një tërmeti të fuqishëm në çdo kohë deri në vitin 2029 është 62%", tha Görür.