Transmetuar më 06-02-2023, 14:02

Armaldo Kllogjeri dhe Luiz Ejlli kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Kjo pasi Maestro është ndjerë i ofenduar nga batutat që këngëtari ka bërë me të mbrëmë vonë.

Tenori i njohur i tha Luizit se ai ka përfituar nga konfidencat e tepërta që i ka dhënë, për këtë arsye i kërkoi atij të mos i flasë fare me gojë.

Por jo vetëm kaq, pasi Armaldo shtoi se Ejlli ka përfituar nga ai, vetëm për shkak të respektit që ka për Kiara Titon. Sipas Luizit, kjo nuk ka lidhje fare.

“Ti nuk ke faj, faj kam unë që të jap konfidenca ty. Po ti nuk i meriton konfidencat e mia. Me mua mbylle këtu dhe mos më fol më fare. Nuk dua të flas me ty fare, qepe me mua. Nuk je bërë ti të tallësh b*then me mua. Kush je ti? Me mua qepe, nuk dua të dëgjoj asnjë fjalë. Vazhdo lojën tate siç di ti të luash”, u shpreh Armaldo ndaj Luizit.

Ky i fundit i thotë Maestros se ‘po tallet ai me veten e tij’.

Armaldo i thotë se ‘nuk je bërë ti të më nxjerrësh mua nga vetja” dhe Luizi i përgjigjet: “Dole vete dhe unë po qeshi”.

“Armaldo i tha Luizit se ai ka përfituar nga konfidencat e tepërta që i ka dhënë, për këtë arsye i kërkoi atij të mos i flasë fare me gojë.

Maestro shtoi se Luizi ka përfituar nga ai, vetëm për shkak të respektit që ka për Kiarën. Sipas Luizit, kjo nuk ka lidhje fare.

“Nuk je njeri ti po ik”, u shpreh Armaldo ndaj Luizit.