Transmetuar më 06-02-2023, 08:59

Francë- Një zjarr tragjik në një apartament në Francë ka shkaktuar vdekjen e 7 fëmijëve dhe nënës së tyre.

Shtatë fëmijët të moshës nga 2 deri në 14 vjeç vdiqën së bashku me nënën e tyre të dielën në mbrëmje pasi shtëpia e tyre, në Charly-sur-Marne në veri të vendit, mori flakë.

Kështu ka bërë të ditur xhandarmëria dhe zjarrfikësja. Babai i tyre është djegur rëndë dhe është dërguar në spital.

Fëmijët, pesë vajza dhe dy djem dhe prindërit e tyre po flinin në katin e dytë të shtëpisë kur shpërtheu zjarri .

Nga fqinjët është thirrur zjarrfikësja.

Katër nga fëmijët lindën nga martesa e parë e nënës. Zjarri u shua më vonë në orët e para të mëngjesit.