Transmetuar më 05-02-2023, 20:16

Debati mes Deas dhe Luizit mbrëmjen e kaluar, ishte një nga bisedat më të përfoluara ditën e sotme në shtëpi.

Duke folur me Oltën dhe grupin e saj, Dea u shpreh se Luizi ka frikë prej saj, sepse e tremb fakti që ajo nuk del nga vetja. Sipas Deas, Luizi e humbi komplet mbrëmë, kur pa që ajo ishte shumë gjakftohtë dhe nuk reagoi fare.

Ajo shtoi se Luizi thjesht përpiqet t’i nxjerrë njerzit nga vetja dhe se ai nuk ka më aleanca brenda shtëpisë.