Transmetuar më 05-02-2023, 18:39

Itali- Futbolli mbetet loja që dhuron mjaft emocione.

Tre pritje radhazi ka kryer këtë fundjavë portieri i Empolit në ndeshjen ndaj Romës, Guglielmo Vicario, njëra më e bukur se tjetra. Por e treta ishte e pabesueshme!

Dybala, Mancini dhe Abraham, ishin rivalët që e panë veprimin e Vicarios, të bëhet i madh, i jashtëzakonshëm, i pafund, duke i privuar nga arritja e golit.

Ndalesa e parë, nëse tashmë është një pritje më vete, ishte më ‘normalja’, pasi ndali një gjuajtje të fortë nga Dybala me një shtrirje të mirë. Topi i pritur prej tij mbeti te penalltia, ku Mancini e goditi i pari, duke parë sesi Vicario shpëtoi edhe një herë ekipin e tij.

Përpara se të bëhej një hero për ekipin e tij, i pakalueshëm për Abrahamin, i cili, disa centimetra nga vija e portës, nuk e mundi dot Vicarion, sepse nga toka dhe në një pozicion më shumë se akrobatik, portieri i Empolit shtriu këmbën e majtë për të ndalur një gol mëse të sigurtë. Shikojeni videon…

Edhe pse i gjithë episodi është nga më të rrallët në një ndeshje futbollit, Roma arriti të fitonte 2-0 ndaj Empolit, pas golave të Ibanaez (2’) dhe Abraham (6’).