
Përdorimi i zinxhirëve kundër rrëshqitjes është bërë i detyrueshëm, për shkak të motit të keq dhe acarit të pritshëm “Barbara”, i cili tashmë ka nisur të godasë vendin fqinjë, Greqi.
Siç është bërë e ditur gjoba është deri në 80 euro dhe tashmë policia rrugore ka nisur kontrollin e automjeteve.
Sot, një dialog epik është zhvilluar mes një gruaje të moshuar dhe një polici rrugor, kur e ka ndaluar për kontroll se nuk kishte veshur gomat me zinxhirë.
Drejtuesi i trafikut: A keni zinxhirë në makinë?
E moshuara: “Po shkoj në pazar o bir…”
Polici rrugor: A e dini se nga tetori deri në prill makina duhet të jetë e pajisur me zinxhirë dhe se ka 40 euro gjobë?
E moshuara: “Nëse jam në rrugë do të telefonoj të më sjellin.
Polici rrugor: E di që ka gjobë?
Zonja e moshuar: "I kam në shtëpi zinxhirët".
Punonjësi i policisë rrugore: Po, nuk ju thashë t’i mbani në shtëpi, por në automjet se do t’ju duhen një ditë. /noa.al