Transmetuar më 04-02-2023, 16:43

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 4 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Nafta dhe Benzina janë ulur sërish duke shkuar respektivisht në 190 lekë/ litër dhe 185 lekë/ litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63  lekë/litër.

Çmimet e reja do të hynë në fuqi ditën e sotme nga ora 18:00.