Transmetuar më 04-02-2023, 12:40

Francesco Totti dhe Ilary Blasi kthehen në gjykatë. Ish-kapiteni i Romës dhe prezantuesja televizive, pasditen e djeshme dolën para gjyqtarit Francesco Frettoni për të diskutuar rreth rikthimit të orëve "Rolex", çantave dhe këpucëve firmato.

Detajet e ndarjes aktuale të tyre mes dy ish-partnerëve do të dakordohen në seancën dëgjimore të planifikuar për 14 mars. Totti dhe Blasi të shoqëruar nga avokatët e tyre përkatës (Alessandro Simeone dhe Pompilia Rossi për Blasi dhe Antonio Conte për Totti) ishin gati për të arritur një marrëveshje konsensuale, e cila do të sillte një pikë takimi.

Pak buzëqeshje në daljen nga gjykata për Tottin dhe Ilary. Ata dolën në makinë njëri pas tjetrit. Seanca dëgjimore mes tyre zgjati më shumë se dy orë. Pas daljes nga gjykata e Romës, avokati i Ilary Blasi, Alessandro Simeone, nuk u thellua në kohëzgjatjen anormale të seancës: “Dy orë takim? Unë nuk dua të komentoj. A u kthyen Rolex-ët te Totti? Jemi në dorën e vendimeve të gjyqtarit”.