Transmetuar më 04-02-2023, 08:54

NOA SPECIALE | Kur toka u trondit për 10 minuta të vazhdueshme – Tërmeti 9.5 Rihter në Kili dhe mundësitë për një tjetër, edhe më të madh. Ekspertët kujtojnë tërmetin 9.5 Rihter që ndodhi në vitin 1960 në Kili dhe përgjigjen nëse mund të ketë një më të madh

Më 22 maj 1960, një tërmet shkatërrues goditi Kilin jugor. Qytetarët nuk mundëm të qëndrojnë në këmbë, pasi për dhjetë minuta të vazhdueshme toka u lëkund fort. Çarje të mëdha u krijuan në rrugë dhe ndërtesa u shembën.

Tregues i qartë është përshkrimi i një banori të mbijetuar, i cili kujton se në ato momente të gjata, fillimisht besoi se Lufta e Ftohtë ishte përshkallëzuar duke kaluar në atë bërthamore.

Tërmeti "Valdivia" (i emëruar sipas qytetit më të afërt me epiqendrën e tij), ishte rreth 9.5 ballë të shkallës Rihter, më i madhi i regjistruar ndonjëherë në botë.

Por, a mund të ketë ndonjë më të madh se "Valdivia"?

Përgjigjja, sipas ekspertëve, është po, megjithatë shanset janë të pakta. Do të kërkonte shkëputjen e një pjese të madhe të kores së tokës në të njëjtën kohë.

"Nuk ka shumë vende në Tokë ku kjo mund të ndodhë," thotë gjeologia Wendy Bohon për Live Science që citon noa.al. Ai shpjegoi se një tërmet 9.5 ballë është shumë afër maksimumit që mund të prodhojë planeti Tokë dhe një tërmet me magnitudë 10 është pothuajse i pamundur.

“Është fantazi për Hollywood-in, por nuk është realiste për Tokën, falë Zotit”, tha Bohon.

Kuptimi i madhësisë

Magnituda është një matje e sasisë së energjisë së çliruar në një tërmet. Është një faktor që ndikohet nga distanca prej epiqendrën së tërmetit dhe kushtet e tokës së atyshme.

"I njëjti tërmet do të duket më i fortë për dikë që qëndron në tokë të butë apo rërë se sa për dikë që qëndron mbi një themel të fortë," vë në dukje Bohon.

Shkalla e tërmetit mund të errësojë pa dashje ndryshimin midis tërmeteve shumë të mëdha. Shkalla nuk është lineare, por logaritmike: Për çdo njësi që ngrihet lart, lëvizja e tokës rritet 10 herë dhe energjia e çliruar rritet 32 ​​herë.

Për t’u kuptuar më lehtë kjo dukuri, Bohon përdor si shembull thyerjen e një tufe spageti. Nëse thyerja e një tufe është e barabartë me një tërmet me magnitudë 5 ballë, ju duhet të thyeni 32 të tilla njëherësh për të çliruar energjinë e një tërmeti me magnitudë 6 ballë.

Bazuar në këtë shkallë, një tërmet me magnitudë 7 është si thyerja e 1,024 rrezeve, një magnitudë 8 është si thyerja e 32,768 tufave dhe një magnitudë 9 është si thyerja e 1,048,576 të tilla.

Siç tregon ky shembull, ndryshimi midis një tërmeti 8 dhe 9 ballë, për sa i përket energjisë së çliruar, është shumë më i madh se diferenca midis një magnitude 5 dhe një magnitudë 6.

Për shkak të pasigurisë në matjet, ka ende një debat shkencor nëse tërmeti i vitit 1960 në Kili ishte saktësisht 9.5 në shkallën Rihter.

Ka, sigurisht, katastrofa planetare që teorikisht mund të çojnë në tërmete shumë më masive: një përplasje me një asteroid, për shembull.

Disa shkencëtarë besojnë se përplasja e asteroidit në fund të periudhës së Kretakut që zhduku dinosaurët 66 milionë vjet më parë shkaktoi tërmete me magnitudë dyshifrore.

Për kujtesë, tërmeti më i madh antik i regjistruar nga provat gjeologjike ishte gjithashtu në Kili, rreth 3,800 vjet më parë, dhe ndoshta kishte një magnitudë prej rreth 9.5, sipas një studimi të vitit 2022.

Madhësia nuk ka të bëjë me atë se sa vdekjeprurës është një tërmet

“Madhësia nuk është gjithmonë faktori më i rëndësishëm se sa vdekjeprurës është një tërmet. Të paktën jo për njerëzit”, thotë Bohon.

Tërmetet më të vegjël kanë shkaktuar shumë e shumë vdekje, vetëm sepse goditën zonat e populluara dhe zonat me ndërtesa të prirura për t’u shembur.

Ndërsa tërmeti me magnitudë 9.5 në Kili vrau rreth 2,000, një tërmet me një magnitudë të vlerësuar prej 8 ballë besohet të ketë vrarë rreth 830,000 njerëz në Shaanxi, Kinë në 1556.

Në vitin 2005, një tërmet me magnitudë 7.6 vrau rreth 79,000 njerëz në Kashmir, Indi, dhe në vitin 2010, një tërmet me magnitudë 7 vrau rreth 220,000 njerëz në Haiti.

Edhe tërmeti i Northridge i vitit 1994, një magnitudë 6.7 që ndodhi në një zonë që askush nuk e kishte vënë hasur më parë, vrau 57 njerëz, plagosi mijëra dhe shkaktoi dëme me vlerë miliarda dollarë sepse preku Los Anxhelosin.

"Ka kaq shumë zona të mundshme që mund të kenë tërmete shkatërruese, por njerëzit mendojnë vetëm për tërmete të mëdhenj, ndërkohë që edhe të vegilit janë shkatërrimtarë aty ku bien" përfundoi Bohon. /noa.al