Transmetuar më 03-02-2023, 23:34

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.

Lajmi i ëmbël është bërë i ditur nga moderatorja, mbrëmjen e sotme në prime-in e "Big Brother VIP Kosova".

“Jam shumë e lumtur që po e ndaj këtë lajm me ju. Këtë rrugëtim kaq të mbushur me emocione, e kam nisur duke pritur fëmijën e dytë", është shprehur Jonida.

Kujtojmë se dyshja kanë dhe një vajzë të quajtur Emi.