Transmetuar më 03-02-2023, 09:50

Pasi lajmëroi daljet e radhës në New York Fashion Week, Elton Ilirjani surprizoi me pjesëmarrjen e tij në mbrëmje gala të organizuar në muzeun e artit amerikan “Whitney”.

Gjithnjë i paparashikueshëm dhe plot surpriza, Ilirjani u shfaq këtë herë mes emrash te medhenj si modelet Ashley Graham, Martha Hunt, aktorja Rebecca Hall apo ikona e jetës së natës CT Hedden.

Në artikullin e shkruar nga Forbes, Elton Ilirjani citohet si një nga personalitetet që mori pjesë në këtë event unik në llojin e tij.

Pas dy vitesh mungesë, festa u rikthye me duo-n e suksesshme The Muses ne muzeun e artit, ndër më të spikaturit në New York.

Me pjesëmarrjen ekskluzive të shumë personaliteteve, Ilirjani edhe këtë herë u kujdes të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve jo vetëm në sajë të karizmës së tij por edhe veshjes. Këtë herë zgjodhi një kombinim ngjyrash blu, të zeze dhe bezhë dhe thonj të gjatë të kuq si për t’i thënë botës, “Dukem bukur por të çjerr”!