Transmetuar më 02-02-2023, 15:26

Pas dasmës, Kiara dhe Efi kanë biseduar për banorët që preferuan të mos e shijonin momentin më të bukur në shtëpinë e BBV. Kiara u shpreh e habitur kur Efi i tregoi se disa prej tyre nuk ishin as tek momenti i puthjes.

Biseda mes tyre:

Efi: Ajo (Tea) kishte ardhur si me shku në larg o Zot

Kiara: Ça fytyrash kam parë!

Efi: Tani duhet të fillojë tamam loja, tani duhen goditur një nga një

Kiara: Nuk erdhi Dea, Amosi…

Efi: Nuk erdhën fare

Kiara: As te puthja?

Efi: Fare, rrinin gjithë kohës atje

Kiara: Ua sa turp

Efi: Ajo (Olta) erdhi sa mos të thonte njeri gjë, erdhi me një (bishtalec), as nuk i dha rëndësi fare, Xhonatani erdhi.