Transmetuar më 02-02-2023, 13:43

TIRANË- Pas përfundimit të seancës plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj mbajti një deklaratë për mediat. Nga oborri i Kuvendit, Alibeaj u pyet nëse do të marrë pjesë në protestën e 11 shkurtit. Duke mos konfirmuar pjesmarrjen e tij, deputeti u shpreh se do të jetë gjithmonë në vende ku kërkohet goditja e kryeministrit.

Pyetja: Do jeni në shesh në 11 shkurt?

Alibeaj: Do të jem aty ku kërkohet goditja e kryeministrit. Unë e kam dhënë përgjigjen time gjithmonë.