Transmetuar më 02-02-2023, 11:10

Wanda Nara ka thyer heshtjen e saj pas thashethemeve që kishin të bënin me flirtin e saj me lojtarin senegalez Keita Baldé. Biznesmenja argjentinase foli për këtë me gazetarët e programit LAM.

Pas mohimeve të Keita Baldé dhe Mauro Icardi, vjen edhe reagimi i Wanda Nara. E pyetur nga Alejandro Castello për vërtetësinë e historisë së saj të dashurisë me lojtarin në fjalë, biznesmenja argjentinase është përgjigjur troç:

"Nuk kam asgjë për të sqaruar. Marrëzitë nuk sqarohen". Wanda u zu ngushtë nga gazetarët para një restoranti në shoqërinë e motrës së saj, Zaira, ndërsa prisnin porosinë e tyre të ushqimit.

Ndërkohë, Simona Guatieri, e cila kishte folur shumë rëndë për Wandën, iu bashkua bashkëshortit të saj Keita në Dubai. Lojtari senegalez ka dashur të ndajë një foto të gjithë familjes me mesazhin: “Ekipi”.