Transmetuar më 31-01-2023, 10:11

GREQI- Arrestohen në flagrancë 3 shqiptarë në Greqi. Ata u ndaluan ditën e djeshme në Selanik për vjedhje. Mësohet se tre shqiptarët i kishin hyrë në banesën e një 33-vjeçari në zonën e Agios Pavlos, duke i vjedhur çelësat e motoçikletës.

Qiramarrësi i ri i vuri re në kohë dhe njoftoi policinë. Pavarësisht tentativës së tyre për tu arratisur, ata u pikasën nga policia, i pari në çati, i dyti në hyrje të pallatit dhe i treti në ballkonin e banesës dhe u arrestuan. Tre shqiptarët të moshës 28, 24 dhe 22 vjeç, iu gjet çelsi i vjedhur, ndërkohë që u konstatua se udhëtonin me dy motoçikleta të vjedhura.