Transmetuar më 26-01-2023, 14:35

Ersekë- Ngjarje e trishtë në Ersekë.  Vritet me armë gjahu kali i një biznesi agro-turizmi.

Ngjarja është zbuluar nga vetë pronarët e biznesit, të cilët kanë shprehur dhimbjen, por edhe revoltën për këta njerëz që kanë kryer aktin e rëndë.

“Kalin tonë Balashin, e vranë ne zonen e Shelegurit me çifte persona që nuk e dinë çfarë është dashuria për kafshët, dhimbja për ne është e pa imagjinueshme.

Kemi vite që me shumë sakrifica, me shpirt nëpër dhëmbë, mundohemi ta zhvillojmë turizmin, të sjellim mijëra miq në këtë zonë të bukur por dhe pothuajse të braktisur. Me qëllimin e vetëm për të ndërtuar një jetë për familjen tonë dhe për të frenuar sadopak shpopullimin e këtyre vendeve të mrekullueshme. Po bëhet çdo ditë dhe më e vështirë por ne nuk dorëzohemi kurrë. I lutemi organeve përkatëse ta zbardhin dhe dënojnë ngjarjen, por edhe juve miq tna bashkoheni, sepse kjo ngjarje kërkon dënim dhe nga opinioni publik."- shkruhet në postim.