Transmetuar më 26-01-2023, 08:28

Pas seancës solemne javën e kaluar, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme më 26 janar 2023.

Seanca plenare do të nisë në orën 10:00, ndërsa një orë parashikohet një seancë e posaçme në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Fjalët përshëndetëse në kujtim të kësaj dite do të mbahen nga kryeparlamentarja, Lindita Nikolla, kryeministri Edi Rama dhe kryetarët e grupeve parlamentare.

Në orën 11:00 pritet që Kuvendi të miratojë procesverbalin e seancës plenare të datës 16.01.2023.

Bie në sy një projektvendim ”Per ngritjen e Komisionit Hetimor “Per verifikimin e ligjshmerise se shpenzimeve te udhetimeve me avion jashte shtetit te Kryeministrit ne detyrë, nga data 10.9.2013 deri me date 31.10.2022.

Çështje të tjera:

-Projektligj “Për disa ndryshime ne ligjin nr.9975, date 28.7.2008, “Per taksat kombëtare ”, te ndryshuar”

– Projektligj “Per miratimin e rezolutave nr.663 ” Rritja e pergjithshme e kapitalit GCI ” dhe nr.664 “Rritja selektive e kapitalit SCI”, te vitit 2018, te Keshillit te Guvernatoreve te Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD)

-Projektligj ”Per miratimin e rezolutave nr.271 “Rritja selektive e kapitalit SCI” dhe nr.272 “Rritja e pergjithshme e kapitalit GCI”, te vitit 2018, te Keshillit te Guvernatoreve te Korporates Nderkombetare Financiare (IFC)”

– Projektvendim ”Per miratimin e plani vjetor 2023 per zbatimin e programit te statistikave zyrtare 2022-2026″.

– Projektvendim “Per nje ndryshim ne vendimin nr. 69/2021 “Per caktimin e anetaresise se komisioneve te perhershme te Kuvendit”, i ndryshuar.

– Diskutime per çeshtje jashte rendit te dites (60′).