Transmetuar më 25-01-2023, 20:05

Është dhunuar ditën e sotme për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila në Lezhë dhe bashkëshortja e tij.

Ka qenë vetë gazetari që ka bërë denoncimin në polici. Dyshimet janë se gazetari dhe bashkëshortja e tij janë dhunuar për shkak të një lajmi të publikuar sot që ka të bëjë vendimin e Gjykatës së Parë në Lezhë në lidhje me dënimin e Fran Amerit për veprën penale “Falsifikim dokumentash”.

Ai në kallzim ka treguar se ka qenë në makinë dhe se autorët kanë dhunuar me grusht bashkëshorten e tij, si dhe atë.

“Jam me vendbanim në adresën e lartë përmendur, dhe punoj si gazetar prej 10 vitesh.

Sot më date 25.01.2023 kam publikuar një lajm në televizjonin ku une punoj, në këtë lajm bëhet fjalë për vendimin që është dhene me date 24.01.2023 nga Gjykata e Shkalles së Parë Lezhe në lidhje me dënimin e shtetasit Fran Ameri për vepren penale “Falsifikim dokumentash”.

Pasi lajmi është publikuar në medjat ku un punoj rreth orës 14:47 të dites së sotme më ka telefonuar nga numri i telefonit “+355***** djali i tij duke më sharë, ofenduar dhe kërcenuar në lidhje me publikimin e bërë.

Rreth ores 16:42 isha me bashkeshorten time dhe jam telefonuar nga një tjetër shtetas me numrin “+355693*****” i prezantuar si shtetasi Paulin Pergjini dhe me kërkoi qe të takoheshim përballë në një Bar në afersi të rruges së spitalit.

Kur jam afruar aty e kam telefonuar numrin në fjalë dhe ka dale nga një automjet tip Golf 6 i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Nga kjo makine ka dale edhe shtetasi Indrit Ameri, emrin e të cilit nuk e di. Më thanë që të parkoja makinën dhe të dilja nga makina.

Une e parkova në anën e rruges së vjeter të spitalit dhe aty më janë afruar personat në fjalë të cilet unë i identifikova si Paulin Pergjini dhe personi tjetër me Indrit Ameri dhe filluan të më kërkonin llogari dhe të më kërcenonin në lidhje me lajmin e publikuar.

Pasi une nuk pranova të zbrisja nga makina tentuan të më hapnin derën e makinës dhe në këtë moment ka zbritur bashkeshortja ime shtetasja B.H që tu thoshte që të largoheshin.

Pasi bashkeshortja ime tentoi ti largonte nga dera e makinës dhe po mundohej të telefononte policinë shtetasi me Indrit Ameri i ka rënë me dorë telefonit dhe pasi ajo është ulur për të marrë telefonin ky shtetas e ka goditur me grusht në pjesen e pasme të qafës.

Dhe me pas kane ardhur ne drejtimin tim dhe ka tentuar të më nxjerrë me force nga makina.

Pasi nuk arriten të më nxirrnin nga makina shtetasit Paulin Pergjini dhe Indrit Ameri më kanë goditur me shkelma dhe grushte.

Bashkeshortja ime ka hypur në makine dhe jemi larguar drejt spitalit ku dhe morëm mjekimet e duhura.

Proçes verbalin e kallzimit pasi e lexoje dhe konfirmoj se thënjet e mia janë shkruar drejt dhe e kuptoj çfarë kam thënë, e firmos pa asnjë vërejtje” thuhet në kallzimin e bërë nga gazetari.