Transmetuar më 25-01-2023, 11:51

Policia e Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj pasi ata mashtronin shtetas të huaj të investonin para në bursa fiktive.

Këta persona, sipas Policisë kryenin mashtrimin me anë të telefonit, ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e skemës së tyre.

Të arrestuarit, Remilio Muka dhe Silvio Hysa iu prezantoheshin shtetasve të huaj si agjentë shitjesh.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se dy të arrestuarit telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale laptopë, aparate celulare dhe USB që përmbanin të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.