Transmetuar më 24-01-2023, 12:00

Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 3 ditë më parë në një lokal në Tiranë, ku një 41-vjeçar është qëlluar 27 herë nga dy persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të drekës të së shtunës, ku 41-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë dhe dyshohet se është qëlluar rreth 27 herë me thikë brenda lokalit ku ndodhej.

41-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike dhe sipas familjarëve ka 27 plagë në trup të shkaktuara nga goditjet me thikë dhe rrezikon që të paralizohet, pasi nuk i lëviz dot këmbët dhe duart.

Sipas të plagosurit dy persona i janë afruar në tavolinë si miq dhe më pas e kanë qëlluar me thikë.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe 41 vjeçari deklaron se nuk ka konflikt me njeri.