Transmetuar më 23-01-2023, 22:00

Kosovë- Të premten Afërdita Paqarada njoftoi se nuk do të jetë më opinioniste e “Big Brother Vip Kosova”.

Teksa bëri të ditur lajmin, ajo theksoi se për arsye personale nuk mund të vazhdojë më rrugëtimin e saj si opinioniste në këtë ‘reality show’.

Ajo do të zëvendësohet nga Anita Haradinaj, e cila do të jetë tashmë opinioniste zyrtare e programit.

Në paraqitjen e parë pas largimit në “Big Talk”, Afërdita Paqarada ndau një ngjarje që i ka ndodhur derisa ka qenë në Prime-in e fundit.

“E konfirmoj, është e vërtetë, gjatë kohës sa kam qenë në Prime të Big Brother Kosova, shtëpia ime është plaçkitur”, tha ish- Missi i parë i Kosovës.

“Rasti është nën hetime të Policisë së Kosovës, kështu që më shumë detaje nuk do të doja të jap për të mos dëmtuar hetimet”, shtoi ajo mes tjerash.