Transmetuar më 23-01-2023, 09:23

Ndryshime në policinë e Korçës, deri tani janë zbardhur dy lëvizje tek shefat e komisariateve të Bilishtit dhe Pogradecit.

Oltion Agolli që mbante detyrën e shefit të komisariatit të Pogradecit është emëruar shef komisariati në Sarandë. Ndërsa në komisariatin e Devollit është emëruar Kreshnik Alimadhi.

Pritet të zbardhen në vijim emra të tjerë që do të vendosen në poste drejtuese të policisë së juglindjes.