Transmetuar më 22-01-2023, 23:38

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Thumanë, aty ku një 76-vjeçar është përplasur nga makina teksa lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e dëmtimeve 76-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihen ende shkaqet e përplasjes, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Policia informon se rreth orës 20:00, në Thumanë, automjeti me drejtues shtetasin A. D., 20 vjeç, ka përplasur shtetasin H. M., 76 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë 76-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.