Transmetuar më 22-01-2023, 19:11

Në një bashkëbisedim me banorët, Olta është shprehur se për Kiarën, Luizi është personi më i rëndësishëm dhe që ndikohet nga ai për raportin me banorët e tjerë, ndër ta edhe me vetë Oltën. Ama Kiara e ka kundërshtuar duke i thënë se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se ajo nuk është fëmijë që të ndikohet nga askush.

Olta: Për Kiarën, Luizi është personi më i rëndësishëm, për çfarë i duhem unë Kiarës para Luizit, ja ku nuk është naive… Luizi është njeriu më i rëndësishëm për Kiarën këtu brenda…

Kiara: po thua se unë ndikohem nga Luizi në raport me ty…

Olta: po shpirt as nuk bëhet fjalë…

Kiara: absolutisht jo ta thash nuk jam fëmijë, as 2 vjeç as naive…

Teksa banorët po bëheshin gati për ‘Prime-in’ e djeshëm, Kiara dhe Luizi ishin duke biseduar në lavanteri, kur ky i fundit i dhuron një puthje në qafë befasisht dhe Kiara ia kthen me një shuplakë të lehtë, të cilën më pas e cilësoi si ‘përkëdhelëse’ dhe jo në formë dhune dhe e përsëriti si veprim e drejtuar nga kamera.