Transmetuar më 22-01-2023, 14:53

Korçë- Tentoi të fuste drogë në burg arrestohet polici.

Një efektiv policie është arrestuar ditën e sotme pasi tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës.

Sipas informacioneve të policisë bëhet me dije se është arrestuar efektivi i policisë Nevis Ibrahimi, të cilit iu gjet një sasi lëndë narkotike në trup pas kontrollit të ushtruar.

Rasti po hetohet nga antidroga dhe Prokuroria Korçë.