Transmetuar më 22-01-2023, 09:13

Valbona Mema, këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore shqiptare i është bashkuar shtëpisë së "Big Brother VIP" si banorja më e re. Fillimisht Valbona hyri në shtëpi si e ftuar speciale duke sjellë shumë atmosferë me këngët e saj.

Më pas Arbana u komunikoi banorëve se Valbona do të jetë konkurrente.

Në klipin prezantues këngëtarja u shpreh se në shtëpinë e Big Brother synon të vendosë disiplinë.