Transmetuar më 22-01-2023, 07:35

Tiranë- Aksident gjatë natës në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Unazës pranë Myslym Shyrit.

Një makinë humbi kontrollin duke u përplasur me një kioskë në trotuar.

Brenda mjetit ishin dy femra.

Efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti.