Transmetuar më 21-01-2023, 21:40

Teksa banorët po bëhen gati për ‘Prime-in’ e sotëm, Kiara dhe Luizi ishin duke biseduar në lavanteri, kur ky i fundit i dhuron një puthje në qafë befasisht dhe Kiara ia kthen me një shuplakë të lehtë, të cilën më pas e cilësoi si ‘përkëdhelëse’ dhe jo në formë dhune dhe e përsëriti si veprim e drejtuar nga kamera.

Pikërisht ditën e djeshme, Luizi dhe Kiara kanë debatuar, pasi kjo e fundit ndjehet ‘e mbytur’ nga prezenca e tij. Ndërkohë, ditën e sotme, Kiara, e cila shpeshherë është komentuar nga banorët e tjerë që ndikohet nga Luizi, i ka vendosur atij limite edhe në raport me Armaldon, për të cilin ajo u shpreh se e ka shumë të dashur.

Vetëm pak më parë në dhomën e gjumit, Olta ka paralajmëruar banorët e tjerë se diçka do të ndodhë në ‘Prime-in’ e sotëm. Kjo pasi sipas bestytnisë që ka shpjeguar, kur të mpihen dhëmbët diçka do të ndodhë dhe sipas intuitës së Oltës, nuk ka të bëjë me asnjë nominim, por me diçka që do të shkaktojë emocione shumë të forta.