Transmetuar më 21-01-2023, 18:17

Greqi- Një shqiptar është arrestuar në Greqi, i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e një 47-vjeçari në Kalamatë mëngjesin e së premtes.

Shqiptari është ndaluar dhe po shqyrtohet nëse është një nga dy personat që udhëtonin në makinë, e cila i bllokoi rrugën motoçikletës së viktimës.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e të dyshuarit të dytë, ndërsa më herët makina e autorëve ndodhej në fshatin Kitries të Manit Perëndimor.

Paraditen e djeshme të së premtes dy persona të panjohur të hipur në një makinë i janë afruar 47-vjeçarit i cili lëvizte me motor. Pasi i kanë bllokuar fillimisht rrugën me automjetin e tyre, më pas kanë zbritur dhe kanë nisur ta rrahin, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar.

Ata u larguan nga Solonos me shpejtësi të madhe, duke lënë viktimën e tyre të mbuluar me gjak dhe të plagosur rëndë në asfalt.