Transmetuar më 21-01-2023, 15:52

Qafëthanë- Aksident në aksin Elbasan-Qafë Thanë.

Një makinë është përplasur me një furgon mallrash.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë shpejtësia përtej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur të plotë rrethanat e ngjarjes.