Transmetuar më 23-01-2023, 07:25

Ishte fundi i dhjetorit dhe Pele e kishte kuptuar tani se jeta e tij ishte në orët e fundit. Kanceri i zorrës së trashë nuk po i përgjigjej më asnjë terapie dhe mjekët e spitalit “Albert Einstein” në Sao Paulo nuk mund të bënin gjë tjetër veçse ta shoqëronin në mënyrën më pak të dhimbshme të mundshme drejt ikjes nag kjo botë.

Legjenda e futbollit brazilian prej ditësh ishte i rrethuar nga dashuria e familjes së tij, mes fëmijëve dhe nipërve, që u dyndën pranë shtratit të tij dhe dokumentuan fundin e “O Rey” në rrjetet sociale, në sytë e botës.

Në atë dhomë spitali ishin vërtet të gjithë me radhë gjatë atyre ditëve. Në fakt, pothuajse të gjithë. Mungonin dy djem, që do të donin t’i qëndronin pranë, por nuk u lejuan në atë moment, si gjithë jetën.

Ata ishin gjaku i Peles, por ai kurrë nuk kishte dashur të dinte asgjë për ta, si dhe për nënën e tyre, Sandra Machado, e cila nuk ishte askush tjetër veçse vajza e Edson Arantes do Nascimento. Një vajzë e dëbuar, e asnjëherë e pranuar nga kampioni brazilian, e cila lindi nga një lidhje kalimtare kur ish-futbollisti ishte 24 vjeç.

How many children does Pele have and where are they now? » FirstSportz

Ishte 24 gusht 1964, kur Anizia Machado, një kameriere e re, solli në jetë vogëlushen Sandra. Vajza nuk u njoh nga Pele dhe mbeti misterioze derisa në moshën 27-vjeçare u përpoq t’i afrohej babait të saj, i cili megjithatë e refuzoi pa asnjë ndjenjë për të.

Në atë moment filloi një betejë e gjatë ligjore, me testin e ADN-së të kryer në vitin 1992, i cili çoi 4 vite më vonë në vendimin e një gjyqtari që vërtetoi se në të vërtetë Sandra Machado ishte vajza biologjike e kampionit brazilian, një nga shtatë fëmijët e tij.

Megjithatë, asgjë nuk ndryshoi në qëndrimin e Peles. Për të, ajo nuk ishte vajza e tij, nuk ishte pjesë e familjes së tij dhe as nuk i meritonte përqafimet e tij. Të dy nuk u afruan kurrë, gjatë gjithë jetës së tyre.

Të njëjtin fat të hidhur patën edhe dy fëmijët e vajzës së mohuar. Edhe për ta kishte harresë nga ish-futbollisti i Santos. Ai nuk do t’i shihte kurrë. Fati do të kishte qenë edhe më mizor ndaj Sandra Regina Machado Nascimento (vajzës së mohuar të Peles), duke qenë se ajo u sëmur nga kanceri dhe vdiq në moshën 42-vjeçare në vitin 2006.

All About Pelé's 7 Children

Gruaja nuk ushqente urrejtje apo ndjenja të tjera negative ndaj babait të saj, por mori me vete një vuajtje që nuk mbaroi kurrë. Në ditët e fundit të jetës i kërkoi nënës së saj të përpiqej ta takonte Pelé, por kampioni përsëri refuzoi. Në vend të përqafimit të babait, erdhën dy kurora me lule pas vdekjes së vajzës së tij. Nëna e saj me zemërim i largoi nga shtëpia e funeralit.

Një faqe e trishtuar në jetën e Peles, një faqe që legjenda e futbollit donte ta rihapte për ta marrë në dorë kur e kuptoi se edhe ai ishte gati të vdiste dhe kishte ardhur koha të kthente kokën pas për të rilexuar jetën e tij dhe të kërkonte, nëse ishte e mundur, për të korrigjuar gabimet e bëra.

Në ato momente, Sandra iu shfaq para syve dhe zemra iu dridh. Më pas Pele shprehu një dëshirë të fundit, ai u kërkoi të afërmve që t’i sillnin fëmijët e Sandrës, dy nipërit e tij, pranë shtratit në spital.

Octavio Felinto Neto dhe Gabriel Arantes do Nascimento ndoshta e kishin pritur përgjithmonë këtë moment dhe menjëherë kanë nxituar, duke arritur ta shohin Pelen më 28 dhjetor, një ditë para se të vdiste në moshën 82-vjeçare. "Falënderoj Zotin që na dha këtë moment, – tha Gabrieli për “Mirror”, – ishte gjëja që mamaja ime ëndërronte më shumë.

Social consciousness and the rich black athlete | Black Women of Brazil

Fola me tezet e mia dhe ato më thanë se gjyshi ynë donte të na shihte. Ne ishim të emocionuar, ishte një mundësi që shumë e prisnim. Çdo familje ka zënka dhe grindje, e jona nuk është ndryshe, por ka raste kur bashkësia dhe dashuria janë më të rëndësishme se çdo gjë. Ne jemi vërtet të lumtur".

Në shtratin e vdekjes, Pelé e njohu Sandrën e varfër si vajzë në të gjitha aspektet, duke e futur në testamentin e pasurisë së bashku me gjashtë fëmijët e tjerë të tij. Dy nipërit do të kenë të drejtën e asaj pjese të aseteve të lëna nga kampioni brazilian, të llogaritur në mbi 100 milionë dollarë.