Transmetuar më 21-01-2023, 11:59

Dy punonjësit e policisë në Drejtorinë e Policisë Durrës, Viktor Buça dhe Gëzim Lluka u dënuan nga Gjykata e Posaçme me nga 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion.

Me dy vjet burgim gjithashtu u dënua shtetasi Alfred Mikeli.

Ky i fundit sipas Prokurorisë, një shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi ishte lokalizuar nga dy efektivët, në verën e 2021, ishte marrë në mjetin e tyre dhe pasi kishin negociuar, e liruan atë në këmbim të 10 mijë eurove.