Transmetuar më 21-01-2023, 11:28

Ish-lojtari i Barcelonës, Dani Alves, ka kaluar natën e parë në burgun e Brians 1, pasi u akuzua për një përdhunim të dyshuar. Gjyqtari që hetonte ankesën për sulm seksual ra dakord këtë të premte për masën e paraburgimit të përkohshëm pa kusht, siç kërkoi prokuroria, pasi dëgjoi rrëfimet e ankueses, e cila ratifikoi plotësisht deklaratën e saj fillestare.

Vajza 23-vjeçare ka shpjeguar sesi natën e 30 dhjetorit u takua rastësisht me brazilianin në klubin e natës “Sutton” në Barcelonë dhe sesi ai e ftoi fillimisht të ishte në zonën VIP, e ndoqi në një nga banjat, ku dyshohet se e ka qëlluar me shuplakë dhe e ka dhunuar.

Dje, rreth orën një pasdite, Alves u dërgua nga biruca në sallën e gjyqit të “Ciutat de la Justícia”, ku u mor në pyetje nga magjistrati i Gjykatës Ekzaminuese numër 15 të Barcelonës, i cili hapi procedurat pas një komunikimi të Klinikës Spitalore, qendrës ku i është dhënë ndihmë “viktimës”.

Kur përfundoi deklaratën e tij, Alves u kthye në qelitë e drejtësisë duke pritur që gjyqtari të vendoste nëse do të pranonte apo jo masat e kërkuara nga prokuroria. Në fund, gjyqtari pranoi dënimin e tij me burg, duke i dhënë besueshmëri absolute versionit të “viktimës” dhe jo atij të lojtarit, i cili mohoi sulmin seksual të ndodhur brenda banjës së një dhome private.

Gjyqtari jo vetëm ka marrë parasysh besueshmërinë e vajzës së dhunuar seksualisht, por ka konsideruar edhe se fjalët e saj janë vërtetuar nga procedura të tjera hetimore, si raportet mjeko-ligjore, gjurmët e gishtërinjve, kamerat e sigurisë dhe deklaratat e stafit të diskotekës.

Burimet e konsultuara sigurojnë se futbollisti, i cili dje u shkarkua nga Pumas, klubi meksikan ku luante, ka hyrë në kontradikta gjatë marrjes në pyetje në gjykatë dhe në komisariatin e Mossos, të cilët e arrestuan herët në mëngjes pasi u thirr për të deklaruar. Alves, i cili në një video të dërguar në ‘Antena 3’ dy javë më parë kishte mohuar çdo takim me të renë, këtë të premte ka ndryshuar versionin e tij dhe ka siguruar se marrëdhënia seksuale ka qenë konsensuale.

Dani Alves, saliendo de los calabozos de la Ciudad de la Justicia...

Gjyqtari mori vendimin për të burgosur lojtarin brazilian sepse ai nuk kishte një adresë të njohur në Spanjë dhe, për rrjedhojë, përballej me rrezikun e arratisjes nga drejtësia, aftësinë e tij ekonomike për t’u arratisur dhe sepse Spanja nuk ka një marrëveshje ekstradimi me shtetin e Amerikës së Jugut.

Magjistrati mori parasysh edhe pengimin e mundshëm të drejtësisë që mund të kryejë futbollisti. Gjyqtari ka parë videot e regjistruara nga kamerat e sigurisë së klubit të natës, në të cilat shihet se si lojtari hyn dhe del nga banja në dhomën VIP. Brenda saj u gjet një gjurmë sperme.

Alves mbërriti në “Qytetin e Drejtësisë” pas orës 10:00 të mëngjesit. Ai hipi në sediljen e pasme të një makine me logon “Mossos d’Esquadra”. Lojtari ishte thirrur mëngjesin e kësaj të premteje në stacionin e policisë “Les Corts” dhe pasi dha një deklaratë para hetuesve të UCAS (Unitat Central d’Agressions Sexuals), ai u arrestua zyrtarisht dhe u dërgua në gjykatë.

Lojtari ishte në Spanjë pasi kishte udhëtuar për biznes privat. Prandaj, “Mossos” arritën ta thërrisnin atë. Agjentët ia dorëzuan raportin gjyqtarit këtë të premte. Alves u tall me shtypin që e priste në portat e komisariatit, i cili nuk arriti të kapte asnjë imazh të tij teksa hynte në ambientet e policisë.

Alves ishte në Barcelonë më 30 dhjetor, duke përfituar nga disa ditë pushimi, pasi luajti Kupën e Botës në Katar. Ish-lojtari pranon se shkoi në klubin e natës “Sutton” atë natë, por mohon ta ketë sulmuar vajzën 23-vjeçare. Ai e ka shpjeguar këtë në një video dërguar ‘Antena 3’:

"Kur zgjedh të shkosh në tualet, nuk duhet të pyesësh se kush është në banjë, që të mund të shkosh atje. Më vjen shumë keq, por nuk nuk e di kush është ajo zonja. Nuk e di emrin e saj, nuk e njoh, nuk e kam parë kurrë në jetën time. Në gjithë këto vite nuk kam pushtuar asnjëherë hapësirën e dikujt pa lejen e tij. Si mund t’ia bëj këtë një gruaje apo një vajze. Jo, për hir të Zotit. Ndaloni!”

Dani Alves pasa la primera noche en la cárcel acusado de violación

Ja deponimi i vajzës së abuzuar seksualisht:

“Më 30 dhjetor kam shkuar në disko me dy mikesha dhe jemi ftuar nga një grup me origjinë meksikane që të ngjiteshim me ta në zonën VIP. Një kamerier na u afrua për të na transmetuar ftesën e tyre, por në fillim refuzuam. ‘Klienti’ ka insistuar dhe kamerieri na ka bërë me dije se është një mik i lokalit.

Më në fund ramë dakord dhe në atë tavolinë VIP ishin dy burra, njëri prej tyre Dani Alves dhe tjetri mik i lojtarit brazilian. U ngritën të kërcenim dhe Dani Alves menjëherë filloi të abuzonte, duke u ngjitur shumë pas nesh dhe duke na prekur.

Unë shkova në banjon e lokalit dhe futbollisti më erdhi pas. Ma kapi fort dorën dhe e çoi te penisi i vet, një gjest që e përsëriti disa herë, pavarësisht refuzimit tim. Atje, Alves më detyroi të ulesha sipër tij, pastaj më hodhi në tokë. I rezistova aktivisht, por Alves më goditi me shuplakë, më ngriti nga toka dhe depërtoi deri në ejakulim”.