Transmetuar më 21-01-2023, 11:14

Tiranë-  Policia e Tiranëss, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Mekanizmi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për E. Rr., 38 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i 38-vjeçarit, shtetasi B. B., 35 vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit.

Vijon puna për kapjen e shtetasit B. B., si dhe  për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.