Transmetuar më 21-01-2023, 10:58

Dani Alves është arrestuar këtë të premte i akuzuar për sulm seksual të dyshuar në një klub nate në Barcelonë natën e 30-31 dhjetorit. Mbrojtësi brazilian është dërguar në gjykatë dhe pasi ka dhënë një deklaratë, gjyqtari hetues numër 15 i Barcelonës ka vendosur që ta mbajë në burg pa kusht.

Lojtari ka mohuar faktet që në momentin e parë: "Unë isha atje, në atë vend, me shumë njerëz që kënaqeshin, pa pushtuar hapësirën e të tjerëve. Nuk e di kush është ajo zonjë".

Bashkëshortja e tij, Joana Sanz ka shtrënguar radhët me bashkëshortin e saj. Modelja ka shfrytëzuar rrjetet e saj sociale për të mbështetur futbollistin, i cili po kalon një nga momentet më kritike të jetës. “Bashkë” (së bashku), ka postuar gruaja në profilin e saj në Instagram me një foto të duarve të të dyve të ndërthurura.

Joana ka falenderuar gjithashtu të dashurit e saj dhe personat anonimë që po i japin mbështetjen në një kohë kaq delikate si kjo: "Faleminderit për kaq shumë mesazhe mbështetjeje dhe shprehje dashurie. Jam ndjerë shumë e mbështetur në këtë fillim të zi të vitit. Do të kthehem si zogu Phoenix".

Gjyqtari ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe akuzën private të ngritur nga denoncuesja, e ka dërguar në burg futbollistin. Ish-lojtari i Barcelonës është futur në burgun Brians 1, në Sant Esteve Sesrovires (Barcelona), pasditen e së premtes.