Transmetuar më 20-01-2023, 22:24

“Nëse ka një gjë që Arkimed Lushaj nuk e bën kurrë, është të futet në “Big Brother”- ishte kjo deklarata e reperit Stresi, që u bë virale pikërisht pasi ai hyri në “Big Brother Vip Kosova.”

Së fundmi Stresi është shprehur se ndjehet shumë i lumtur që është bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë një bisede me Gresën, modelja e pyeti nëse do të shkonte në “Big Brother VIP Albania”, por përgjigja e reperit ishte e prerë: “Kurrë!”

I pyetur më tej nga Gresa për arysen, ai tha: “Për shumë arsye”

Cila është tema e preferuar e Stresit për të cilën flet gjithë kohës brenda “Big Brother Vip Kosova”? Po, pikërisht të flasë për ish-partneren e tij Kejsin.

Më herët, në një bisedë ai ka zbuluar si rrallëherë çfarë e bezdiste tek ajo kur ishin të martuar. Duke biseduar me Artën në oborr, reperi është shprehur se Kejsi i bënte shumë foto teksa ishte në gjumë, gjë e cila e bezdiste.

Në një tjetër bisedë me Xhulin, Arkimed Lusha hapi sërish temën e sëmundjes së Kejsit duke u shprehur se më shumë i dhemb kjo se ndarja e tyre.

“Nuk dua që të vijë këtu që ta shohin. Mjafton vetëm të pranojë që të takohemi. Jo që nuk ka pranuar po ajo jeton në Kanada dhe bën dy punë atje. E nxjerr lekun më së miri punon në bankë. Punon shumë. Nganjëherë më vjen gjynah se nuk ka kohë që të dalë as fundjavave”, u shpreh ai.

“E kam të vështirë të përshtatem me një femër. Nuk është histori gjashtëmujore por është diçka që ka zgjatur gjashtë vjeç e gjysmë. Nuk mund t’i them detajet. Vetëm të jetë mirë. Më ka vrarë më shumë se ajo ka tumor se nuk më ka vrarë mua ndarja, në kuptim e fjalës se çfarë më ka bërë plaga e saj që ka. Kuptoje një vajzë si ajo, ka dy punë, ka pasur ndarjen tonë mbi kurriz, tumorin në kokë. Më dhimbsen njerëzit shumë”, vazhdoi më tej reperi.