Transmetuar më 20-01-2023, 20:35

Itali- Aksident tragjik në Itali. mNjë 16-vjeçar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor.

I mituri është aksidentuar teksa po udhëtonte me një skuter kur është përplasur me një Audi Q8 të drejtuar nga një 23-vjeçar shqiptar. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Siçili, në Acireale.

Mësohet se pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, adoleshenti nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.