Transmetuar më 20-01-2023, 12:14

Deklaratat e Wanda Narës nuk kalojnë kurrë pa u vënë re. Sipërmarrësja argjentinase e intervistuar nga revista "Caras" ka folur për jetën e saj dhe po ashtu i është rikthyer ndarjes nga futbollisti Mauro Icardi.

Për këtë të fundit, aktualisht pjesë e Galatasaray, një fjali ka fituar edhe kopertinën e revistës së Amerikës së Jugut: “Burrat vdesin për një grua të pavarur, mahniten nga një grua e fuqishme, por pakkush mund t’i qëndrojë pranë dhe ta mbajë atë pa i prerë krahët”.

Në intervistën e Wanda Narës me "Caras", argjentinasja zbulon disa intimitete në lidhje me jetën e saj të dashurisë, veçanërisht në lidhje me L-Gante. Për reperin 22-vjecar ajo thotë se “ndihet i dashuruar dhe argëtohet shumë”.

Më tej, në Argjentinë ka shkaktuar shumë diskutime një afrim mes Wanda Narës dhe ish-burrit të saj, Maksi Lopez. Çifti ka tre fëmijë dhe duket se pas disa vitesh luftë të hapur, janë marrë vesh për hir të atyre që kanë sjellë në jetë.