Transmetuar më 20-01-2023, 11:58

Elbasan- Ditën e sotme është gjetur një trup i pajetë në Letan të Elbasanit.

Shtetasi Gjin Biba 52 vjeç ishte denoncuar nga familjarët në polici si i humbur pasi nuk kishin kontaktuar më me të.

Nga këqyrja parë dyshohet se ky shtetas ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.