Transmetuar më 20-01-2023, 10:56

Britania e Madhe- Media britanike vazhdon të trajtojë temën e emigracionit shqiptar.

“The Sun” shkruan se mes emigrantëve që kanë hyrë me gomone ka abuzues, vrasës si edhe përdhunues. Shumë prej tyre kanë hyrë në Britani me gomone ndërsa disa prej tyre janë futur edhe në rrugë ilegale.

Një rast i paprecedent shkruan The Sun është ai i një shqiptari që kishte vrarë gruan e tij dhe se nuk mund të kthehej në shtëpi pasi kishte frikë se familja e viktimës do ta ndjekë dhe do ta vrasë.

Tashmë ai lufton për të marrë azil në Britani.

Gjithashtu bëhet me dije se rreth 1 mijë emigrantë me precedentë të rëndë kriminale, kanë hyrë në Britani me gomone.

Më herët sekretarja e Brendshme britanike Suella Braverman ka autorizuar monitorimin e vazhdueshëm të individëve me rrezik të lartë me qëllim për t’i kthyer.