Transmetuar më 20-01-2023, 09:02

Çfarë ndodhi me Mariano Diaz? Kur ishte 23 vjeç, futbollisti domenikan u grumbullua nga Zidane me ekipin e parë të Real Madridit, në atë që dukej si hapi i parë i një karriere të ndritur. Në vitet në vijim, megjithatë, premtimet nuk u mbajtën. Sulmuesi spikati vetëm një sezon, shkëlqeu te Lyon (2017-2018), në të cilin shënoi 21 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat.

Në fund të kampionatit, Reali e bleu atë për 33 milionë euro, plus bonuse, por që atëherë Mariano është zhdukur efektivisht nga radarët, duke luajtur shumë pak në Madrid. Deri në sezonin e kaluar, në të cilin ai bëri vetëm 11 paraqitje, dhe së fundi në atë aktual, i fundit i kontratës që e lidh atë me merengues, ku Ancelotti me të vërtetë pothuajse nuk e përdori ndonjëherë.

Vetëm 25 minuta të shpërndara në 5 paraqitje. Në fakt, domenikani pret, i paguar mirë, të jetë i lirë në fund të sezonit për të kaluar falas diku tjetër. Ai do të jetë 30 vjeç më 1 gusht, ende mund të marrë një kontratë të mirë në futbollin evropian. Për të thënë të vërtetën, dikush tashmë po mendon ta marrë atë në sesionin aktual të merkatos: Espanyol, Wolverhampton dhe Lazio.

Problemi për ata që duan të parashikojnë ardhjen e Marianos, të cilin Reali me kënaqësi do ta linte të largohej falas për ta hequr nga lista e pagave, është pikërisht paga e tij prej 4.5 milionësh. Sulmuesi nuk dëshiron të heqë dorë nga asnjë euro të shumës që i takon ende prej këtu deri në qershor.

Nga ana e tij, domenikani e përjeton shumë qetë situatën, duke u stërvitur sa më mirë dhe menduar se si t’i shpenzojë 12 mijë eurot që fiton çdo ditë vetëm duke u stërvitur. Mariano përfitoi nga pauza e Kupës së Botës për të fluturuar drejt Los Angelos, ku e priste tatuazheri Ganga. Një virtuoz i këtij arti, i cili po bëhet gjithnjë e më i famshëm mes yjeve të të gjitha sporteve, falë teknikës novatore që zbaton për të bërë tatuazhe “pa dhimbje”.

Teknika e artistit spanjoll të tatuazheve konsiston në faktin që klienti të flejë nën anestezi për 8 orë (ose për aq kohë sa puna është përfunduar) dhe tatuazhimi i pjesës së trupit sipas dëshirës së tij nga një ekip prej pesë profesionistësh. Mariano zgjodhi pjesën e pasme, ku ishte realizuar një dizajn me motive feline dhe formulimi “i paepur”.

Ky lloj tatuazhi u lejon atyre që i nënshtrohen të mos ndjejnë as gjilpëra dhe as dhimbje, ndërsa nga ana e tij artisti i tatuazhit ka qetësi më të madhe në ekzekutimin e dizajnit pa lëvizje të çuditshme. Pas përfundimit të tatuazhit, klienti zgjohet dhe tregohet rezultati përfundimtar.

Është e qartë se kjo teknikë nuk është saktësisht e arritshme për të gjithë, në të vërtetë është një luks në të gjitha aspektet, duke pasur parasysh sa kushton. Shuma e shpenzuar në fakt mund të kalojë 10 mijë euro. Përveç Mariano Diaz, në duart e ekspertëve të Ganga kanë kaluar edhe Lonzo Ball (basketboll NBA), Tyreek Hill (futboll NFL) dhe reperi Post Malone.