Transmetuar më 20-01-2023, 08:36

Cristiano Ronaldo dëshiron rehati maksimale për veten dhe familjen e tij në shtëpinë e re që po ndërton në Rivierën Portugeze. Këtu përfshihet, ndër të tjera, ushqimi më i mirë për të dashurit. Sido që të jetë, duket se sulmuesi portugez ka probleme në këtë kuptim, siç raporton portugezja “Correio da Manha”.

CR7 po kërkon një kuzhinier privat për të plotësuar nevojat e kuzhinës së familjes. Ky person përgjegjës i kuzhinës do të jetonte me ta, bashkë me të gjithë shërbimin dhe do të kishte një rrogë jo të vogël: 5500 dollarë, rreth 5000 euro në muaj, sipas publikimit të sipërpërmendur. Megjithatë, për momentin Cristiano nuk po gjen profilin e duhur.

Jo gjithçka shkon në kuzhinën e yllit portugez. Futbollisti kujdeset me saktësi për dietën e tij dhe dëshiron që shefi i ri i kuzhinës të jetë specialist në gatimet e bazuara në peshk, ushqim deti e gjithashtu sushi. Në fakt, sushi është diçka që familja e tij e pëlqen dhe Cristiano Ronaldo dëshiron që përgatitja e këtyre pjatave të jetë e shkëlqyer.

Përveç kësaj, një tjetër nga kërkesat për të qenë shefi i ri i kuzhinës në familjen e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” është që të ketë specialitet picat. Edhe pse nuk është një pjatë, në letër, shumë e shëndetshme për një sportist elitar, është një nga “ëmbëlsirat” e pakta që CR7 ia lejon vetes, një herë në javë, në dietën e tij të kontrolluar. Dhe sigurisht që kërkon që pica të jetë në lartësinë e rrogës dhe të kushteve që ofron.

5000 euro paga mujore do të ishte krejtësisht e pastër. Shefi i ri i kuzhinës nuk do të paguante për strehim, pasi do të jetonte në shtëpinë e vetë Cristiano Ronaldos dhe as nuk do t’i duhej të blinte përbërësit për të përgatitur pjatat. Shtëpia e tij në rivierën portugeze, meqë ra fjala, është duke u ndërtuar dhe ka një kosto afër 20 milionë euro.