Transmetuar më 20-01-2023, 07:48

“Gazetta dello Sport”, prestigjiozja italiane, i ka kushtuar një shkrim të veçantë Pep Guardiolës, i cili festoi dje 52-vjetorin e lindjes. Njeriu i stolit të Manchester City prej disa vitesh, që bëri historinë me Barcelonën, fitoi gjithçka edhe me Bayern Munich, përjashto Ligën e Kampionëve, konsiderohet si revolucionari i futbollit me “titi-taka”.

Shumë është thënë për të, por gazeta e njohur sportive italiane është ndalur në disa gjëra pikante, që ndodhta jo të gjithë i dinë mbi Pep: "Një nga trajnerët më të fortë në botë shuan 52 qirinj. Le të hyjmë në botën e tij dhe të zbulojmë disa kuriozitete nga ato që pak janë thënë për kreun e pankinës së Manchester City, i konsideruar si një nga revolucionarizuesit e mëdhenj të futbollit.

Pep Guardiola

Golfi, çfarë pasioni

Nëse mendoni se futbolli është sporti i preferuar i Pep Guardiolës, e keni gabim. Ose nëse nuk gaboheni, gjithsesi nuk është i vetmi. Në fakt, trajneri katalanas është entuziast i madh i golfit, që pëlqen ta praktikojë në kohën e tij të lirë. Ai e praktikon këtë sport edhe virtualisht me simulatorë. Në vitin 2012, Pep mori pjesë në edicionin e Kupës Ryder, me ftesë të José Maria Olazabal, bashkatdhetarit të tij.

Pep Guardiola

Obsesioni me dietën e shëndetshme

I saktë dhe i përpiktë, me vëmendje obsesive ndaj detajeve. Në fund të fundit, vetëm në këtë mënyrë mund të bëheni një nga trajnerët më të mirë në botë. Ndër gjërat për të cilat Pep Guardiola nuk bën kompromis, veçanërisht kur bëhet fjalë për futbollistët e tij, është dieta. Me pak yndyrë, me pak sheqer, zero pije të gazuara, edhe çokollata është e ndaluar. Një dietë e ekuilibruar duhet të ketë burime karbohidratesh dhe fibrash si makarona, patatet, orizi, drithërat, frutat dhe perimet. Proteina të tilla si fasule, vezë, peshk, mish. Yndyrna si djathi, gjalpi, vaji, lajthitë. Pa harruar shumë vitamina dhe ujë. Kur Pep mbërriti në stolin e Manchester City, ai solli me vete kuzhinierë nga Anglia, Franca dhe Spanja. Një anëtare e stafit që Guardiola ka sjellë nga Spanja është dietologia Silvia Tremoleda, e cila poston rregullisht imazhe në faqen e saj në Instagram se çfarë iu ofron lojtarëve të City.

Camp Municipal Josep Guardiola

Stadiumi kushtuar atij

Zakonisht stadiumet i dedikohen një personi të ikur nga kjo botë, por Pep Guardiola mund të bëjë një përjashtim. Kjo është pikërisht ajo që ndodhi në Santpedor, një qytet katalanas në Spanjën verilindore, ku lindi trajneri. Epo, fusha e klubit vendas CF Santpedor quhet “Camp Municipal Josep Guardiola”, në nder të Pep dhe karrierës së tij.

Pep Guardiola

Autografi i Platini

Në vitin 1985, Pep Guardiola shumë i ri ishte në fushë për ndeshjen ndaj Juventusit në “Camp Nou”. Në fund të lojës ai shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar një autograf idhullit të tij Michel Platini. Platini, një lojtar me ftohtësi të madhe në fushë, megjithatë u tregua po aq i ftohtë jashtë, duke i mohuar autografin Pep-it të vogël.

Pep Guardiola

Dashuria për modën dhe artin

Përveç dashurisë për futbollin dhe golfin, Guardiola ka pasion të madh edhe jashtë arenës sportive. Para së gjithash, ai është një artdashës i madh, aq sa vitin e pushimit pas lamtumirës me Barcelonën e kaloi pothuajse tërësisht në New York, duke vizituar galeritë e “Big Apple”. Një tjetër pasion është moda. Për më tepër, trajneri është i martuar me Cristina Serra, një grua që është pjesë e kësaj bote, e rritur në një familje me një dyqan mode në Spanjën verilindore. Për më tepër, bashkëshortja e trajnerit spanjoll ka qenë stiliste e Antonio Miros dhe kujdeset personalisht për stilin e veshjeve të bashkëshortit të saj. Kjo është arsyeja pse Pep është gjithmonë i veshur bukur.

Gëzuar ditëlindjen Pep Guardiola, i cili mbushi 52 vjeç 🎂🇪🇸 2x Champions League 3x La Liga 3x Superkupa Spanjolle 2x Kupa e Mbretit 3x Superkupa Evropiane 3x Bundesliga 2x Kupa e Gjermanisë 3x Superkupa e Gjermanisë 1x Botërori për Klube 4x Premier League 4x "League Cup" 1x "FA Cup" 2x "Community Shield" A mendoni se është trajneri më revolucionar i futbollit?