Transmetuar më 19-01-2023, 12:53

Legjenda e Arsenalit dhe Barcelonës, Marc Overmars, ka pësuar "dëm të pariparueshëm" në zemrën e tij, pasi pësoi arrest kardiak muajin e kaluar.

49-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital më 30 dhjetor, pasi pësoi atë që u përshkrua si një "goditje e lehtë". Në fakt, së fundi është zbuluar se gjendja e ish-sulmuesit holandez është më e rëndë sesa mendohej fillimisht.

Një raport i gazetës holandeze “De Telegraaf” pretendon se një pjesë e muskujve të zemrës së Overmars ka “vdekur”, që do të thotë se kapaciteti i saj për të pompuar gjakun është zvogëluar me 70% në krahasim me vëllimin normal kardiak.

Marc Overmars played for Arsenal between 1997 and 2000

"Marc do t’i duhet të rikuperohet për disa kohë, – shkruan klubi belg Royal Antwerp, ku është drejtor sportiv, në një deklaratë. – Asnjë koment tjetër nuk do të publikohet për momentin. Klubi i uron Marc shërim të shpejtë!"

Overmars shpërtheu në futbollin elitar me Ajax-in në vitet 1990, ku fitoi tre tituj radhazi të Eredivisie dhe ishte pjesë e skuadrës fituese të Champions League të sezonit 1994-1995.

The Dutchman is became Royal Antwerp's director of football last year

Overmars, 49 vjeç, është më i njohur për karrierën e tij të shkëlqyer si futbollist, pasi ai përfaqësoi Ajax, Arsenal dhe Barcelona. Ish-anësori bëri gjithashtu 86 paraqitje për Holandën, duke i ndihmuar portokallinjtë të arrijnë në gjysmëfinale të Europianëve 2000 dhe 2004.