Transmetuar më 19-01-2023, 09:11

Gjatë natës në territorin e qarkut Korçë ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, të cilat janë shoqëruar me erë të forte e për rrjedhojë kanë shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike.

Ndërprerje të energjisë ka në bashkinë Pustec, Bashkinë Devoll, Njësinë Adminstrative Vithkuq.

Ndërprerje ka gjithashtu në bashkinë Korçë, Leskovik, bashkinë Kolonjë, në zonën e Gorës, në Pirg bashkia Maliq, në zonën e Mokrës bashkia Pogradec.

Grupet e punës të OSSHEE dhe Agjencitë Elektrike në rrethe janë në terren për riparimin e defekteve.

Nuk raportohen për probleme të tjera nga bashkitë.

Rrugët nacionale kanë qenë pa probleme, po ashtu edhe në rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki nuk raportohen problematika.

Situata me energjinë elektrike në fshatrat e prekur është duke u riparuar brenda ditës.

Sakaq, era e fortë ka rrëzuar një pemë dekorative në lagjen 4 të qytetit të Korçës.