Transmetuar më 18-01-2023, 20:34

Greqi- E trishtë në Greqi. Një foshnje 3.5 vjeç është gjetur i pajetë brenda shtëpisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Farsalë.

Sipas Protothema, ka qenë nëna e cila kishte shkuar mëngjesin e sotëm për të kontrolluar djalin  në dhomën e tij, ndërsa e ka gjetur pa ndjenja. Mësohet se i mituri ishte invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV, e cila e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore të Farsalës, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Sipas informacioneve të para, babai është larguar prej kohësh nga shtëpia, ndërsa të dy prindërit janë me origjinë shqiptare.

Po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së tij.