Transmetuar më 18-01-2023, 18:16

Disa ditë pasi një avion i Delta Air Lines për pak u përplas me Boeing 777 të American Airlines në aeroportin e JFK të Nju Jorkut, dy avionë të tjerë u përplasën në pistë në mëngjes.

Sipas Daily Mail, dy aeroplanë JetBlue u përplasën kur ai i nisur për në Porto Riko goditi bishtin e një avioni bosh JetBlue.

Pas incidentit, avioni u kthye në pistë dhe pasagjerët u detyruan të zbrisnin, por nuk raportohet për të lënduar. Një zëdhënës i kompanisë tha se fluturimi për në San Juan “bëri kontakt të lehtë me një avion të parkuar gjatë shtytjes”.

Autoritetet po hetojnë ngjarjen.