Transmetuar më 18-01-2023, 15:22

Elbasan- Idntifikohet gruaja që u gjend e vdekur në lumin Shkumbin.

Mësohet se viktima është 50 vjeçarja Suzana Dika nga lagjia “Emin Matraxhiu” e cila kërkohej nga vëllai i saj pasi ishte larguar nga banesa prej ditësh.

Sipas deklaratës së dhënë nga vëllai i saj, 50 vjeçarja dyshohet se vuante nga epilepsia.Nxjerrja e trupit të pajetë të 50 vjeçares ishte tepër e vështirë për shkak se rrjedha e lumit nuk lejonte zjarrfikësit të ndërhynin.

U desh përdorimi i eskavatorit për të nxjerrë trupin e pajetë i cili kishte ngecur mes shkurreve.

Policia vendore informon se ‘në fshatin Mjekës, në rrjedhën e lumit Shkumbin, është gjetur dyshohet e mbytur, Suzana Dika, 50 vjeçe, banuese në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan. Për këtë shtetase ka bërë kallëzim në Polici, vëllai i saj, i cili ka deklaruar ajo është larguar nga banesa. Gjithashtu, sipas deklarimit të këtij shtetasi, 50-vjeçarja vuante nga Epilepsia’. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.